8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vetëvendosje tregon se a do të kandidojë Albin Kurti apo jo

Rekomandime

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar ashpër pas vendimit të Kushtetutës ku thuhet se Albin Kurti nuk mund të kandidoj për deputet.

Rrustemi thotë se neni 70 i Kushtetutës është i qartë, kurse kushti i dënimit me një vit e më shumë burg është kushtetues. Sipas tij, ky nen nuk mund të rishkruhet.

- Advertisement -

Në reagimin e tij në Facebook, Rrustemi shkruan se, për çështjen e kandidimit, sot nuk ka vendosur Gjykata Kushtetuese.

“Atë as nuk e kemi pyetur për të, e as nuk i është kërkuar. Mjegull mund të hidhet, por skandali gjashtëmujor nuk fshihet. Shpejt do të davaritet, e qartësia do të vendoset. Gjyqtarët e kushtetueses nuk janë as zotat e Olimpit e as këshill i ajatollaheve, qe mund te nxjerrin dekrete te cilat përfshijnë gjithë rastet e pafundme të të shkuarës dhe të të ardhmes me një thes”, shkruana ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Objekt i kërkesës ka qenë vendimi për zgjedhjen e Qeverisë. Aktgjykimi i sotëm nuk ka të bëjë me LVV-në, por me vendimin e 3 qershorit, që qartazi ishte dhe u konfirmua kundërkushtetues.

Siç e thotë edhe vetë Gjykata Kushtetuese, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një kërkesë të paraqitur nga një individ me pretendimin për cenim të të drejtave të tij kushtetuese, por me një kërkesë për të ashtuquajtur “kontroll abstrakt” të kushtetutshmërisë kundër një vendimi të Kuvendit.

- Advertisement -

Ky aktgjykim nuk ka asnjë ndërlidhje me vendimet politike të Kalludrës të 2018-s. Kushdo që përpiqet të ndërlidhë këtë aktgjykim, duke ia ndryshuar thuajse objektin, është duke tentuar të relativizojë skandalin e 3 qershorit, e gjendjen e vazhdueshme antikushtetuese të kësaj Qeverie.

Për çështjen e kandidimit, sot nuk ka vendosur Gjykata Kushtetuese. Atë as nuk e kemi pyetur për të, e as nuk i është kërkuar. Mjegull mund të hidhet, por skandali gjashtëmujor nuk fshihet. Shpejt do të davaritet, e qartësia do të vendoset. Gjyqtarët e kushtetueses nuk janë as zotat e Olimpit e as këshill i ajatollaheve, qe mund te nxjerrin dekrete te cilat përfshijnë gjithë rastet e pafundme të të shkuarës dhe të të ardhmes me një thes. Funksioni i tyre është i rregulluar me ligj, ata i përgjigjen pyetjeve konkrete me përgjigje konkrete. Gjykata ka pasur një rast, për atë ka vendosur dhe jo për kandidimet e ardhshme. Gjyqtarët e kushtetueses nuk janë zotat e Olimpit ku paravendosin fatet e individëve, duke i vënë të gjitha rastet e pafundme hipotetike, në një thes. Neni 70 i Kushtetutës është i qartë, kurse kushti i dënimit me një vit e më shumë burg është kushtetues. Ky nen nuk mund të rishkruhet.

Përkitazi me këtë çështje po shihen dy kategori: Ata që me dashakeqësi po e devijojnë këtë aktgjykim, duke i dhënë përmasën që nuk e ka, dhe një grup tjetër që me paanshmëri e thellësi po e argumentojnë se kufizimi i të drejtës së kandidimit nuk vlen për rastet e dënimeve alternative me kusht, por për rastet e dënuara me burgim efektiv. Të parët, janë porositur, të dytit po manifestojnë integritetin profesional. Në fund, përsëri, do të vërtetohet se nuk mund të privohet nga e drejta e kandidimit, askush që nuk është dënuar me burg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit