5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vetëvendosje vendos për koalicionin me LDK-në, vjen përgjigjja nga Vjosa Osmani

Rekomandime

Ka kohë që Lidhje Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë biseduar për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Por duket se me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre – ky bashkëpunim ndërmjet tyre së paku para zgjedhjeve ka marrë fund.

- Advertisement -

Kështu ka bërë me dije ish-deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla.

Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK, por me vendimin e pakoordinuar dhe tinëzar për të nxjerrë kandidat për kryeministër, LDK tregoi se nuk dëshiron koalicion parazgjedhor”, ka shkruar Sveçla në profilin e tij në Facebook.

Kjo sjellje e LDK vazhdon qysh prej një viti, me hezitim e mos-sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV për bashkëpunim. Dhe është pikërisht kjo tinëzari e LDK që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti, ndërkohë që ka rritur VV me të njëjtën margjinë”.

- Advertisement -

Tash, mbetet të shpresojmë që të paktën e mbajnë fjalën për të shkuar në zgjedhje vetëm”.

Populli ka marrë vendimin për ndryshim, Vetëvendosje prin, Albini është politikani më i votuar dhe më i mbështetur”.

- Advertisement -

E suke qenë të vendosur që pozita e kryeministrit t’i takojë LDK-së, Osmani tha se fokusi për një bashkëqeverisje është me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se në ditët në vijim do të vazhdojnë diskutimet bashkërisht.

Vetëvendosje duhet t’i bashkohet LDK-së në ndërtimin e një epoke të re të ndryshimeve të mëdha, të cilat do të jenë historike dhe që do e çkapin shtetin nga krimi dhe korrupsioni“, tha ajo.

Lidhur me deklarimet e Xhelal Sfeçlës, i cili e ka quajtur tinëzare LDK-në, Vjosa Osmani tha se deklaratat e tilla tregojnë se VV nuk ka pasur bashkëpunim të sinqertë dhe shpreson se ato mendime të mos të jenë edhe të lidershipit të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit