8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Video, Amerika e nis vitin e ri me bombardime të fuqishme mbi kryeqytetin e shtetit me 40 milionë banorë

Rekomandime

Një qind ushtarë të Marinës Amerikane kanë arritur në Ambasadën Amerikane në Baghdad, ku po vazhdojnë protestat dhe sulmet e militantëve shiitë në ‘Zonën e Blertë’ në kryeqytetin e trazuar irakian.

- Advertisement -

Këtë e konfirmuar zëdhënës i trupave amerikane në Irak dhe Siri, Colonel Myles Caggins.

Departamenti i Shtetit amerikan ka kërkuar numër shtesë të njësiteve dhe derisa autoritetet irakiane e kanë aprovuar këtë kërkesë.

Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Esper, ka njoftuar se do të dërgojnë trupa shtesë drejt Baghdad.

- Advertisement -

“Kemi marrë masat e duhura të mbrojtjes për të siguruar qytetarët amerikanë, ushtarët dhe diplomatët tanë në Irak, si dhe të drejtën tonë të vetëmbrojtjes”.

Sot gjatë ditës kishte trazira pasi mijëra njerëz u mblodhën në shenjë proteste pas sulmit të forcave ajrore amerikane ndaj militantëve shiitë të lidhur me Iranin ku kanë mbetur të vdekur 25 prej tyre.

- Advertisement -

Personeli i ambasadës amerikane është evakuuar në vend të sigurt gjatë ditës. Presidenti Amerikan, Donald Trump ka akuzuar Iranin për këto sulme.

Republika islamike e Iranit ka prezencë dhe ndikim në Irak dhe po ashtu dhe Siri dhe konflikti me SHBA’të për shkak të programit bërthamor të Ajetollahëve nga Teherani. Irani deri tani provon të luftoj e nxisë trazira në arena tjera si Jemen, Liban, Irak dhe Siri duke ngacmuar përmes organizatave terroriste si Hesbollah në Liban dhe Houthi në Jemen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit