1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

VIDEO/ Gati për arratisje, zbulohet tuneli 40 metra i gjatë në burgun e Idrizovës, aty ndodhen edhebkosovarët e Grupit të Kumanovës

Rekomandime

Policia e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar një tunel 40 metërsh që ishte përgatitur mbi 6 muaj për të arratisurit të burgosur nga burgu më i madh i Maqedonisë së Veriut, ai i Idrizovës.

- Advertisement -

Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, tuneli do të shërbente si biletë për arratisje 8 të burgosurve që ishin të dënuar me mbi 10 vite burg apo burg të përjetshëm.

“Tuneli ka qenë në thellësi prej 1 metër, në diametër prej rreth 80 centimetrave, i cili ka qenë i siguruar me trarë dhe tulla. Në tunel janë gjetur disa shporta plastike, të cilat janë të lidhura me litarë, e me të cilat është larguar dheu i gërmuar. Gjithashtu ka pasur edhe një kabllo elektrik me poç, e cila ka shërbyer për ndriçim të tunelit”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i policisë.

Gërmimi i tunelit ishte organizuar në mënyrë të përpiktë. Të burgosurit kanë punuar në turne  për të gërmuar.

Qeveria e ka shkarkuar drejtorin e burgut të Idrizovës, Shpend Tahiri, dhe në vend të tij si ushtrues detyre e ka emëruar gjeneral-majorin e policisë Zoran Jovanovski.

- Advertisement -

Në këtë burg ndodhen edhe pjestarët e Grupit të Kumanovës, shumica kosovarë që më herët kishin marrë pjesë në UÇK’në e Kosovës dhe të Maqedonisē.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit