Kandidati për president të Francës, Eric Zemmour, nuk është pritur aspak mirë nga një grumbull njerëzish, ku një nga ta e ka gjuajtur me vezë.
Zemmour, që njihet për deklaratat e tij skandaloze, u ndodh në një moment të sikletshëm kur posa doli nga vetura iu hodh një ve në kokë.
Supozohet se një lëvizje e tillë është pasojë e angazhimit të Zemmourit për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, me të cilën shumica dërrmuese e qytetarëve në Francë nuk janë dakord. Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen më 10 prill ndërsa dy javë më vonë balotazhi nëse është i nevojshëm.
#French presidential candidate Eric Zemmour gets egg smashed on head pic.twitter.com/G3yevx6i41
— NEXTA (@nexta_tv) March 12, 2022
Kujtojmë se Zemmour kishte kundërshtuar ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë, derisa kishte thënë se ‘’ NATO-ja e hapi kutinë e pandorës kur bombardoi Serbinë gjatë luftës në Kosovë më 1999.’’
Ai njihet edhe për qëndrimet e tij në lidhje me migrimin dhe fesë islame