17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Pasaportat më të fuqishme në botë për 2021-ën, ajo e Kosovës përkeqësohet tutje

Rekomandime

Pasaporta e Kosovës, nga pozita e 99’të sa radhitej përgjatë vitit të kaluar në nivel global, ka rënë në atë të 107-ën.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur Henley Global nëpërmjet raportit vjetor për pasaportat më të fuqishme në botë. Ndërkaq, Japonia radhitet si e para për kah fuqia e pasaportës.

Në vendin e dytë radhitet Singapori, e pasuar nga Gjermania, Finlanda, Italia, Luksemburgu e Spanja.

Përmes pasaportes së Kosovës, pa viza mund të udhëtohet në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi, Mal të Zi e Turqi, si dhe në disa pjesë të Afrikës.

- Advertisement -

Indeksi i Pasaportave merr në konsideratë pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë shteteve të tjera – Kosova, Taivani, Makau (Kinë), Hong Kong (Kinë), Palestina dhe Vatikani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit