Misioni paqeruajtës i KFOR-it në Kosovë, po vazhdon patrullimin dhe monitorimin e rregullt në veri të Kosovës.
KFOR përmes një publikimi në Twitter, ka treguar aktivitetin e ushtarëve, si dhe udhëheqësve operacional të NATO-s të vendosur në qytetin e Mitrovicës.
“Në zonën veriore të Kosovës, ushtarët e Komandës Rajonale të KFOR-it vazhdojnë të kryejnë veprimtari patrullimi dhe monitorimi, ndërsa operacioni udhëheqës i karabinerëve të NATO-s, mbetet vigjilent në veri dhe jug të Mitrovicës”, thuhet në përshkrimin e videos së pubikuar nga KFOR-i.
In the northern area of #Kosovo, #KFOR Regional Command East’s Soldiers continue to perform patrolling and monitoring activities, while the #Carabinieri of the @NATO led operation remain vigilant in Mitrovica north and south pic.twitter.com/if5PxQG8F3
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) May 18, 2020
Javën e kaluar, Forcat e Armatosura të NATO-së dhe misioni i KFOR-it në Kosovë kanë bërë të ditur se janë duke vazhduar përpjekjet për menaxhimin e situatës nga pandemia COVID-19.
Në një komunikatë për media të KFOR-it thuhet se që nga shpërthimi i coronavirusit, forcat e armatosura aleate kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e përgjigjes së aleancës ndaj pandemisë globale.