Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në ditët kur rastet e të prekurve me COVID-19 në Kosovë janë duke u rritur.
Thaçi ka bërë thirrje që qytetarët të bartin maskat “aty ku është e nevojshme”, përderisa vet u paraqit para mediave pa maske ë pa dorëza.
“Ta ruajmë distancën e nevojshme, të mbajmë maskat kur është e nevojshme dhe ta ruajmë higjienën”, tha Thaçi.