1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Viti 1999, Iufta në Kosovë: Si u çarmatos brigada “Mërgimi” e Bujar Bukoshit nga Fatmir Haklaj

Rekomandime

Në fund të muajit qershor, kur Iufta e Kosovës po mbaronte, del në skenë edhe njëherë emri i Fatmir Haklajt, i identifikuar prej vitesh si njeriu që ndihmonte UÇK-në me armatime. Ai, bIIokon në hyrje të Bajram Currit brigadën “Mërgimi”, pjesë Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, e njohur gjerësisht si FARK.

Kjo njësi Iuftarake që financohej nga qeveria në ekzil e Bujar Bukoshit ishte tërhequr nga Kosova pasi ushtria serbe kishte nisur operacionin e gjerë “Patkoi”.

- Advertisement -

Rolin kryesor të kryengritjes e mori Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Brigada “Mërgimi” kishte qëndruar në bazën kryesore të FARK në Mamurras.

Shërbimi Informativ dhe qeveria Nano akuzuan në atë kohë Bujar Bukoshin se disa trupa të kësaj brigade kishin marrë pjesë në Grushtin e Shtetit të 14 shtatorit në Tiranë.

Në 19 qershor, forcat speciale të policisë mbërrijnë në Mamurras dhe i kërkojnë kolonelit Tahir Zemaj, komandantit të brigadës të lënë ar.ët dhe të largohen në Kosovë.

- Advertisement -

U arrit marrëveshje që të dorëzoheshin ar.ët e rënda ndërkohë policia do shoqëronte 250 pjesëtarët e brigadës deri në kufi.

Në fakt, në Qafën e Malit në Pukë, forcat e policisë u tërhoqën. Ushtarët e brigadës “Mërgimi” u udhëzuan që të kalonin në Kosovë përmes Tropojës dhe jo përmes Kukësit, .

- Advertisement -

Nuk dihet nëse ishte e planifikuar më parë, dhe kishte bekimin e instancave shtetërore por në hyrje të Bajram Currit, pranë varrezave të Dëshmorëve, ushtarët e FARK bllokohen nga Fatmir Haklaj aso kohe shef i Grupeve të Gatshme në Tropojë.

Ai u jep ultimatum të dorëzojnë ar.ët dhe të kthehen pas.

Haklaj i konsideronte forcat e Bujar Bukoshit tradhtarë dhe kundërshtarë të UÇK-së. Ai deklaroi se nuk mund të rrezikonte vëllezërit që derdhën g.jak për çlirimin duke lejuar të hynte në Kosovë një brigade tradhtare e armatosur.

Ndërhyrjet e Bukoshit në qeverinë qendrore në Tiranë nuk bënin punë tek Fatmiri i cili deklaronte se nuk merr urdhra nga askush. Pasi u çarmatosën, trupat e FARK kaluan në Kosovë përmes aksit Bajram Curri-Qafë Luzhë-Krumë-Kukës.

Me të mbërritur në Kosovë, 6 pjesëtarë të brigadës “Mërgimi” u morën peng dhe u ek*ekutuan. Të dyshuar për ngjarjen që përfundoi në Gjykatën e Hagës ishin Ramush Haradinaj dhe drejtues të tjerë të UÇK-së. Haradinaj, u shpall i pafajshëm, shkruan TCH.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit