2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vitia prezanton masat e reja anti-Covid

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar masat e reja të ndërmarra për parandalimin e transmetimit të pandemisë koronavirus, nëpërmjet një konference.

Vitia në konferencë ka thënë se shumica e masave të reja, të cilat do hyjnë fuqi në 27 shtator, janë nga ato të kaluarat, derisa si masë e re konsiderohet mbajtja e mësimit në shkolla nëpërmjet prezencës fizike në grupe prej 20 personash.

- Advertisement -

Po ashtu, sipas ministrit, të gjithë personat që ia mësyjnë të hyjnë në ambiente të mbyllura do t’u kërkohet kartela e vaksinimit ose testi negativ.

” Nga vaksinimi do varet edhe qarkullimi. Tash që shumë shtete po aplikojnë edhe certifikatën digjitale të vaksinimit. Masat e ndërmarra dhe afatet kohore që janë dy javë shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll por nuk përjashtojmë mundësinë e masave të reja lehtësuese ose kufizuese varësisht nga situata”, ka thënë ndër të tjera Vitia.

N ë institucionet shtetërore dhe në një mori të institucioneve private do të kërkohet që të paraqesin certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse para hyrjes në objektet ku ato operojnë. Kjo vlen për aktivitete si: qendrat tregtare, qendrat e thirrjeve (call center), gastronomia në ambientet e brendshme dhe të gjithë punonjësit në institucionet publike dhe private që kanë punën me palë.

- Advertisement -

Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punën nga dita e hënë, nga 27 shtatori.

Orari i kufizimit të lëvizjes do të jetë nga ora 22:00-05:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit