6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Vjen alarmi nga eksperti i sigurisë: Rrezik për Kosovës, pas Serbisë edhe ky shtet pritet të përforcohet me armatim të rëndë

Rekomandime

Armatosja e rëndë e Serbisë nga Rusia, ka filluar ta shqetësojë Kosovën.

- Advertisement -

Kontingjenti i armatimit që Serbia ka pranuar së fundi nga Rusia, nuk ka mbetur pa u komentuar në Kosovë.Drizan Shala ekspert i sigurisë në një prononcim për gazetën “Bota sot”,

ka folur fillimisht për sistemin që së fundi zbarkoi në Serbi.Ai thotë se sistemi S-400 për herë të parë është përdorur jashtë territorit rusë, në stërvitjen ushtarake ruso-serbe e quajtur “Mburoja Sllave 2019”.

Shala shton se kjo stërvitje ka përfshirë dy faza, ku faza e parë është mbajtur në shtator në rajonin rus Astrakhan, ndërsa faza e dytë ka filluar në Serbi më 23 tetor me vendosjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake, që ka përfunduar më 29 tetor.

- Advertisement -

“Qëllimi i stërvitjes, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, është që “të ushtrojnë detyrat për zbulimin, shoqërimin, klasifikimin dhe shkatërrimin e të gjitha llojeve të objektivave ajrore të një armiku të simuluar”.

Ky sistem është i vendosur në bazën ajrore të Batajnicës më të cilën është ngarkuar batalioni i artilerisë së mbrojtjes ajrore 177 të forcave ajrore nëse e bëjmë një llogaritje matematikore në mese Batajnicës dhe Prishtinës kemi një distancë 361 km rrugë ose 256.52 km vijë ajrore apo 0.48 minuta distancë në mes këto dy qyteteve me avion komercial”, ka deklaruar eksperti Shala.

- Advertisement -

Shala ka treguar me tej se edhe Greqia ka shprehur interesimin që të pajiset më një sistem të tillë, dhe kjo sipas tij po e shndërron Ballkanin në një “Bermude” e cila mund të cenojë jo vetëm sigurinë e Kosovës, por edhe me tej.Gjersa eksperti i njohur ka shpjeguar në detaje edhe për mënyrën e funksionimit të këtij sistemi, e quajtur si S-400.

“Nëse llogarisim karakteristikat e sistemit S-400 mund të themi që rrezja e veprimit është 600km dhe ka një shpejtësi maksimale prej 17.000 km/h apo 4.8 km për sekondë, dhe nëse e marrim distancën në mes Batajnicës dhe Prishtinës sistemi S-400 mund të kalojë brenda 1 minute 288 km që i bije 32 km më shumë se distance në mese këto dy qyteteve. Duke u bazuar në një fakt që edhe Turqia ka të instaluar tani me sistemin të njëjtë S-400 e cila duke mos i përfill fare kërkesat e NATO si anëtare e saj që është kjo po dëshmon që Serbia dhe Turqia mund të mbulojnë hapësirën ajrore njëra-tjetrës nëse marrim përbazë distancën e cila është 811 km nga Beogradi në Stamboll. Pra, nëse e vendosim edhe faktin që Greqia ka shprehur interesin e saj që të pajiset më një sistem të tillë kjo po e shndërron Ballkanin në një Bermude e cila mund të cenojë jo vetëm sigurinë e Kosovës, por mund të cenojë edhe paqen në këtë hapësirë”, ka thënë eksperti i sigurisë.Shala për gazetën “Bota sot”, ka treguar gjithashtu mënyrën se si duhet të reagojnë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi , Maqedonia, Kroacia dhe Hungaria në fortifikimin që janë duke e bërë Serbia, Turqia dhe Greqia.

“Nga ky zhvillim SHBA-ja përmes Mattew Palmer ka dhënë mesazhin e qartë që nëse nuk zmbrapset Serbia nga politika e saj agresive e mbrojtjes dhe të sigurisë pritet që ndaj saj të ketë sanksione dhe embargo ekonomik përmes Këshillit të Sigurisë, pranë OKB-së. Lind pyetja si duhet të reagojë Kosova dhe vendet siç janë Shqipëria, Mali i Zi , Maqedonia, Kroacia, Hungaria në raport më këtë fortifikim që janë duke bërë Serbia, Turqia dhe Greqia. Shtetet anëtare të NATO-se duhet që përmes Këshillit Veri Atlantik të kërkojnë që në rajonin e Ballkanit të vendoset sistemi anti-raketor MIM-104 Patriot Amerikan e cila ka një historik të gjatë të përdorimit për të mbrojtur nga ndonjë sulm eventual të sistemit S-400. Duke e mbuluar hapësirën ajrore Bullgari-Maqedoni Veriore në njërën anë, dhe hapësirën tjetër Shqipëri-Mali i Zi dhe Kroaci-Hungari. Kosova me ketë rast mund të përfitojë një mbulueshmëri të mirë të ndonjë përdorimi të mundshëm nga ana e Serbisë në drejtim të Kosovës”, ka thënë në fund Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit