4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vjen edhe një thirrje e fuqishme nga LDK: Ta heqim taksën, mos t’i prishim raportet me Amerikën

Rekomandime

Institucionet e Kosovës i kanë kapacitetet e duhura për tu përballur me epideminë e Koronavirusit, e cila është përhapur tashmë në mbarë botën. Për këtë epidemi nuk duhet të shkaktohet panik, por duhet të tregohet vigjilencë. Kështu ka deklaruar Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së.Ai tha se nëse kjo epidemi i kalon parashikimet meqë ende nuk ka asnjë kurë për të, do të shkaktojë probleme.Avdyli në këtë intervistë për “Front Online” ka kritikuar qeverisjen e kaluar në sektorin e shëndetësisë të udhëhequr nga ish-ministri Uran Ismaili, për të cilin thotë se ka bërë vetëm ndryshime kozmetike.

- Advertisement -

Ai ka deklaruar se në këtë drejtim, sektori i shëndetësisë në Kosovë ka nevojë për ndryshime thelbësore. Krahas kësaj ai ka aluduar në reformimin e sistemit shëndetësor, dhe në ngritjen e kapaciteteve të kuadrove dhe aparaturave.Sipas Avdylit, edhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) ka nevojë për ndryshime të brendshme reformuese.
Haxhiu ka konsideruar se Ligji i Pagave i dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit ka qenë veprim skandaloz dhe i padrejtë.

Ai thotë se ky Ligj do të duhej të rishikohet përmes komisioneve parlamentare e jo Avokati i Popullit ta bllokojë këtë Ligj.Deputeti i LDK-së në këtë intervistë ka folur edhe për heqjen e taksës dhe zëvendësimin me reciprocitet.

Ai ka kërkuar që sa më shpejt vendi ta heq taksën dhe t’i hapët mundësi dialogut me Serbinë.Haxhiu ka kritikuar qeverinë e kaluar që vendosi taksën ndaj produkteve të Serbisë, për të cilën thotë se kjo qeverisje në mënyrë agresive ka dashur që ta imponojë politikën e gabuar.“Mendoj që dështimi i Qeverisë së kaluar që të shkoj deri në fund duke dhënë dorëheqje tani me mënyrë agresive duke dashur që ta imponojnë politikën e tyre të gabuar. Kosova duhet që sa më shpejt ta heq taksën, jo për hatër të Serbisë apo dikujt tjetër. Por kjo duhet të bëhet edhe si kërkesë e miqve tanë që janë decidiv me kërkesën e tyre për heqjen e taksës”, ka thënë Avdyli mes tjerash.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit