1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vjen edhe reagimi i Baton Haxhiut dhe Klan Kosovës pasi u akuzuan nga familja Dehari

Rekomandime

Pasi mori raportin e ekspertëve zviceranë për analizën e autopsisë së vdekjes së Astrit Deharit, babai i këtij të fundit, Avniu, përmendi disa emra në lidhje me këtë rast.

- Advertisement -

Në mesin e tyre, është edhe ai i televizionit Klan Kosova dhe drejtorit të përgjithshëm të këtij mediumi, Baton Haxhiu.

Për këtë pretendim, Baton Haxhiu dhe Klan Kosova kanë si përgjigje pikërisht atë përgjigje të cilën i kishin dhënë Komisionit të Pavarur për Media, në nëntor të vitit 2016, pas ankesës në këtë komision të Avni Deharit (atë mund ta gjeni nga teksti i mëposhtëm).

Ky atëherë ishte ankuar për transmetimin e bërë në Klan Kosova, të pamjeve nga burgu i Prizrenit, pak momente pas vdekjes së Astrit Deharit. Ai e di se çfarë përgjigje kishte marrë nga KPM.

- Advertisement -

Po ashtu, është mirë që ajo përgjigje t’i tregohet publikut. E këtë të enjte, Avni Dehari falënderoi disa media për siç tha, punën korrekte dhe profesionale në lidhje me raportimin për vdekjen në fjalë. Disa prej këtyre mediave, të cilat ai i i falënderoi, nuk kanë ekzistuar fare në kohën kur Astrit Dehari vdiq.

Po i risjellim në vëmendje opinionit publik qëndrimin e Klan Kosovës drejtuar KPM-së e në veçanti Pikën 3 që e gjeni më poshtë:

- Advertisement -

3. E kuptojmë se familja mund të jetë e tronditur nga pamjet e momenteve të fundit të jetës së Astritit. Por, ne besonim dhe ende besojmë se pamjet e transmetuara ofrojnë, para së gjithash, një informatë të rëndësishme edhe për vet familjen mbi të vërtetën e vdekjes së tij, ndonëse jo edhe të vërtetën e plotë, sepse në transmetim nuk shihet se çka ka ndodhur në vetë qelinë e burgut. Kjo e fundit do të duhej të sqarohej me ekspertizën mjekoligjore pas obduksionit ku kane qenë prezentë edhe mjekët dhe ekspertët neutralë,si dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe pas ndërmarrjes së masave të tjera hetuese që kanë për qëllim zbardhjen e motiveve të vetëvrasjes ose të vrasjes,si dy opsione të supozuara, për çka TV Klan Kosova nuk ka dhënë asnjë qëndrim as spekulativ e as decidiv, sepse kjo duhet të konstatohet nga ekspertizat.Vlen të theksohet.

Lexojeni të plotë qëndrimin e Klan Kosovës ndaj ankesës së familjes Dehari në adresë të Komisionit të Pavarur për Media, më 23.11.2016

Komisionit të Pavarur për Media të Kosovës

Qëndrim i TV Klan Kosova ndaj ankesës së familjes Dehari

TV Klan Kosova shpreh ngushëllimet më të sinqerta për tragjedinë që i ndodhi familjes Dehari me humbjen e të birit në Qendrës së Paraburgimit në Prizren. Stafi drejtues e kupton reagimin e familjes ndaj transmetimit të materialit filmik që kishte të bënte me kohën gjersa ndodhi tragjedia deri në bartjen e të ndjerit për në spital.

Për ne si media nuk ishte aspak i lehtë vendimi për ta publikuar apo jo videon. Për këtë arsye, para transmetimit ne i konsultuam të gjitha kodekset profesionale dhe ligjet për t’u siguruar nëse eventualisht mos po bënim ndonjë lëshim në këtë drejtim.

Konsiderojmë se ankesa e familjes Deharindaj Klan Kosovës për transmetimin e pamjeve të incizimeve nga kamerat e sigurisë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren (QPP)është e nxituar dhe e pabazë. Transmetimi i incizimeve nga ana jonë nuk ka pasur asnjë tendenciozitet, e besojmë as edhe efekt për të cilin flitet në ankesën dërguar KPM-së.

Vdekja e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku ai është mbajtur si njëri prej të dyshuarve në grupin prej gjashtë anëtarësh që po hetoheshin për pjesëmarrje në sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës disa muaj më parë, ka ngjallur shqetësime dhe interesim të jashtëzakonshëm dhe të kuptueshëm të opinionit në Kosovë. Janë shtruar shumë kërkesa nga të gjithë faktorët relevantë për sqarimin sa më parë të rrethanave të vdekjes për t’i ndërprerë spekulimet dhe politizimet e këtij rasti tragjik.

1: Ankesa për “transmetim të paautorizuar” që vjen nga familja Dehari nuk është e qëndrueshme, sepse në këtë rast nuk është familja Dehari ajo nga e cila do të duhej të kërkohej autorizimi për transmetim. Në njoftimin e KPM-së për ankesën, ashtu siçështë formuluar, as që ceket se cili është subjekti qëduhet ta japë autorizim për publikimin e materialit të incizuar me kamerën e QPP-së.

Incizimet në fjalë ne ikemi transmetuar në emisionin Zona e Debatit, më 10.11.2016, pasi që në opinion dhe nga burimet e ndryshme është kërkuar që të publikohen incizimet e kamerave të QPP-së. Vetëpërfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, aktivist i së cilës ka qenë Astrit Dehari, kanë kërkuar publikisht që të transmetohen pamjet e kamerës së sigurisë të QKK-së. Në momentin që TV Klan Kosova i ka siguruar këto pamje, dhe pasi që jemi bindur se ato janë autentike dhe të pamontuara, obligimi dhe etika profesionale na ka detyruar që ato t’i publikojmë në interes të opinionit që kërkonte sqarimin e së vërtetës mbi vdekjen e Astrit Deharit.

2. Pamjet e transmetuara i kemi analizuar paraprakisht edhe nga aspekti i etikës dhe ndjeshmërisë për familjen Dehari, si dhe të publikut të gjerë, nëse tek incizimet ka pamje “fyese, denigruese dhe tronditëse që shkelin standardet e përgjithshme të mirësjelljes”, siç thuhet në ankesën e familjes Dehari. Çdo analizë e paanshme do të vërtetonte se pamjet e transmetuara në versionin e shkurtuar për periudhën kritike, si dhe atë më të gjatë kur Astrit Dehari për një orë kishte mbetur i vetëm në qelinë e QPP-së, nuk përmbajnë“pamje fyese dhe denigruese” të të paraburgosurit, por janë pamje që pa paragjykime japin informatën bazë të moslëvizjes së askujt në korridor gjatë kohës kur burgosurit dalin në shëtitje, si dhe pamjet e momentit kur është zbuluar se Astrit Deharit i ka ndodhur diçka në qeli pasi që është gjetur në gjendje të rëndë, dhe me pastaj, në sekuenca të shkurtra, shihet se si ai nxirret nga qelia dhe dërgohet me urgjencë në spitali.

3. E kuptojmë se familja mund të jetë e tronditur nga pamjet e momenteve të fundit të jetës së Astritit. Por, ne besonim dhe ende besojmë se pamjet e transmetuara ofrojnë, para së gjithash, një informatë të rëndësishme edhe për vet familjen mbi të vërtetën e vdekjes së tij, ndonëse jo edhe të vërtetën e plotë, sepse në transmetim nuk shihet se çka ka ndodhur në vetë qelinë e burgut. Kjo e fundit do të duhej të sqarohej me ekspertizën mjekoligjore pas obduksionit ku kane qenë prezentë edhe mjekët dhe ekspertët neutralë,si dhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe pas ndërmarrjes së masave të tjera hetuese që kanë për qëllim zbardhjen e motiveve të vetëvrasjes ose të vrasjes,si dy opsione të supozuara, për çka TV Klan Kosova nuk ka dhënë asnjë qëndrim as spekulativ e as decidiv, sepse kjo duhet të konstatohet nga ekspertizat.

4. Incizimet e transmetuara në Zonën e Debatit nuk mund të quhen material që “përpiqet që të mashtrojë publikun dhe ndikojnë drejtpërdrejt dhe ta pengojë një hetim të pavarur dhe neutral të këtij rasti”. Këto supozime të ankesës janë krejtësisht spekulative,sepse paragjykojnë se incizimet janë të manipuluara, gjë qëmund të vërtetohet vetëm me ekspertizë specialistike. Hetuesia e ka në posedim origjinalin e incizimit në QPP dhe vetëm ajo mund të japë gjykimin nëse incizimi i transmetuar ishte i manipuluar. E nëse kësaj instance të hetuesisë zyrtare nuk i besohet, atëherë kjo do të duhej të sqarohej nga një superhetuesi neutrale,për të cilën janë ngritur kërkesat, por që familja dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë refuzuar propozimin që ketë super hetim ta bëjë Scotland Yard-i britanik.

5. Me transmetimin e incizimeve ne nuk kemi dashur ta pengojmë hetimin e pavarur, përkundrazi kemi dashur që të kontribuojmë në mënyrë pozitive në procesin e hetimeve për shkak të spekulimeve dhe politizimeve të mëdha të rastit. Jemi të vetëdijshëm se me transmetimin e incizimeve e kemi dhënë vetëm një element objektiv të rastit që na afron tek e vërteta, por hetuesia ka në posedim edhe materiale dhe dëshmi të tjera për sqarimin e plotë të së vërtetës, qoftë për vetëvrasje qoftë për vrasje, si p.sh. ditarin e Astrit Deharit, pjesët e të cilit po ashtu janë botuar në mediat e Kosovës.

Rekapitulim i argumenteve kundër ankesës së familjes Dehari

Pasi konstatuam se:

Interesi i publikut për ta kërkuar të vërtetën dhe të dijë më shumë rreth rastit ishte i jashtëzakonshëm;
Situata në vend u egërsua aq shumë saqë rrezikohej shkaktimi i trazirave në shoqëri, sidomos për shkak të involvimit të partive dhe eksponentëve të caktuar që kanë ndikim direkt tek masat;
Videoja si e tillë nuk prekte në intimitetin e personit kryesor të ngjarjes;
Personi kryesor i ngjarjes nuk ishte i mitur, por njeri publik;
Materiali nuk u bë me mjete e procedura të palejueshme dhe në mospërputhje me etikën profesionale gjatë sigurimit të burimeve;
Pas ekzaminimit profesional materiali rezultonte të jetë autentik dhe i pamanipuluar.
Videoja nuk difamonte, prekte në nderin e Astrit Deharit apo dikujt tjetër brenda minutazhit të filmuar.
E gjithë skena ku shihet i ndjeri duke u bartur për spital nuk e vizualizonte atë në ndonjë pozitë që mund të konsiderohet e drejtuar kundër tij apo dikujt tjetër.

Vendimi i TV Klan Kosovës për transmetim u bë pas një shqyrtimi jo vetëm të Kodeksit Ndërkombëtar të Gazetarëve dhe veçanërisht të kodekseve zvicerane, gjermane e austriake, por edhe të ligjeve mbi mediat dhe lirive të tyre për të raportuar mbi një ngjarje të ndjeshme dhe me shumë interes për publikun, gjë që e kemi bërë duke i respektuar të gjitha normat e mundshme.

Shikuesi ynë, publiku dhe shoqëria, kishin të drejtë para gjitha tjerave të informoheshin rreth rastit aq dramatik që ndodhi dhe që vinte në pikëpyetje jo vetëm burgun në fjalë, por edhe vetë sistemin, shtetin.

Stafi drejtues i TV Klan Kosovës konsideron se u është përmbajtur të gjitha standardeve profesionale dhe etike, ligjore e humane, që nga marrja e burimit e deri tek transmetimi i videos. Se videoja duhej patjetër të publikohej në atmosferë dhe kushte të tilla mund të sjellim qindra raste nga historia, të cilat janë në anën tonë.

Me keqardhje të madhe për shuarjen tragjike të Astrit Deharit, shpresojmë në mirëkuptimin e familjes Dehari!

Baton Haxhiu,

Drejtor i TV Klan Kosova

Ky qëndrim i Klan Kosovës dhe drejtorit të përgjithshëm, Baton Haxhiu është arkivuar në Komisionin e Pavarur për Media, Klan Kosova dhe një kopje ka qenë edhe në duart e familjes Dehari si dhe të autorizuarit juridik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit