3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vjen paralajmërimi për VV-në dhe LDK-në, zbardhet skenari i Thaçit

Rekomandime

“Raportet e tej ashpërsuara në mes të Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, do të ndikojnë që presidenti ta shfrytëzon për inat mundësinë e tij kushtetuese dhe ta zvarris nominimin e kandidatit për formimin e qeverisë së re deri në fund të muajit dhjetor, sepse edhe sipas Kushtetutës kreu i shtetit i ka 30 ditë afat konsulta me parti politike për ta caktuar mandatarin e formimit të qeverisë së re”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse tani gjithçka ka përfunduar sa i përket procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit, me numërimin e votave dhe rinumërimin e fundit që ndodhi me vendim të PZAP-së, analistët politikë konsiderojnë se loja me zvarritjen e procesit të ndërtimit të qeverisë së re, do të vazhdojë deri në fund të këtij viti, për pasoje të ndarjeve të mëdha politike dhe shantazheve që ish partitë politike të PAN-it, po i dizajnojnë kundër partive fituese të zgjedhjeve.

- Advertisement -

Lidhur me përgatitjen e këtij skenari të radhës për të shantazhuar krijimin e qeverisë së re të koalicionit LVV-LDK, për “Kosova Sot Online ka folur analisti politik, Florim Zeqa.

Sipas Zeqës, raportet e acaruara mes Kurtit dhe Thaçit, do të bëjnë që ky i fundit, të bëjë çmos për ta zvarritur dekretimin e mandatarit për qeverinë e re.

E deri atëherë, Zeqa shprehet se ish partnerët e PAN-it do të vazhdojnë me kapjen e pandërprerë të të gjitha institucioneve të shtetit, që t’i kenë edhe më tej nën kontrollin e tyre dhe kështu ta devalvojnë qeverisjen e re të koalicionit LVV-LDK.

- Advertisement -
Florim Zeqa

Pas tej zgjatjes së procesit të numërimit dhe rinumërimit të votave nga ana e KQZ-së, ka filluar faza tjetër e zvarritjes dhe sabotimit të nominimit të mandatarit për formimin e Qeverisë së re. Kjo zvarritje pritet të zgjasë së paku deri në fund të vitit.

Kësi soji Kosova do të vazhdon të mbetet pa qeveri deri në fund të këtij viti, si pasojë e ndarjeve të mëdha politike dhe shantazheve që ish partitë politike të PAN-it po i dizajnojnë kundër partive fituese të zgjedhjeve.

- Advertisement -

Raportet e tej ashpërsuara në mes të Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, do të ndikojnë që presidenti ta shfrytëzon për inat mundësinë e tij kushtetuese dhe ta zvarris nominimin e kandidatit për formimin e qeverisë së re deri në fund të muajit dhjetor, sepse edhe sipas Kushtetutës kreu i shtetit i ka 30 ditë afat konsulta me parti politike për ta caktuar mandatarin e formimit të qeverisë së re”, tha analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas Zeqës, derisa të jetë ky boshllëk institucional, pushtetarët në kalim e sipër do ta shfrytëzojnë shansin që të instalojnë akoma më shumë militantë të tyre në vendet kyçe, vetëm e vetëm që t’i shfrytëzojnë ato pozita për ta pamundësuar një qeverisje të premtuar në interes të qytetarit, duke shantazhuar dhe sabotuar me veprime të ndryshme, në mënyrë që ta akuzojnë pastaj qeverinë e re për dështimet që do t’i ndodhin.

“Thjeshtë, kjo mundësi kushtetuese, do të shfrytëzohet në maksimum nga partitë e ish koalicionit PAN për rehatimet e fundit në institucione të njerëzve të tyre, me qëllim të sabotimit të punës së qeverisë së re.

Pra, PDK dhe ish partnerët e koalicionit PAN do ta shfrytëzon deri në fund këtë boshllëk institucional për ti instaluar në pozita kyçe strukturat e veta kriminale të mbikëqyrjes dhe kontrollit edhe mbi qeverinë e re të koalicionit LVV-LDK.

Praktikë kjo, e aplikuar që nga “Qeveria e Përkohshme” e Hashim Thaçit, me emërimin e të ashtuquajturve “Sekretar Permanent” në të gjitha ministritë dhe institucionet e larta të shtetit, përfshirë edhe përfaqësitë diplomatike të shtetit në botë, nga e cila sot e asaj dite i kryejnë funksionet e kontrollit dhe mbikëqyrëse të njëjtit njerëz dhe struktura të organizuara”, përfundoi analisti politik, Floirim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit