0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas heqjes së reciprocitetit nga Qeveria: E quajnë Hotin asistent të Thaçit

Rekomandime

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas vendimit të qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit me Serbinë.

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë Hoti, është vendosur që reciprociteti ndaj Serbisë të hiqen në mënyrë që dialogu me Beogradin të rinisë.

- Advertisement -

Kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të hequr të gjitha masat e pengesat nga ana e Kosovës për Serbinë, krejt kjo në mënyrë që të jepet frymë dialogut për të arritur marrëveshje përfundimtare.

E sot Qeveria Hoti ka shfuqizuar vendimet ku ishte vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020 të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë.

- Advertisement -

Menjëherë pas këtij vendimi është deputeti i Vetëvendosjes, Mefai Bajçinovci ai që ka reaguar duke e quajtur Hotin asistent ekzekutiv të Presidentit Thaçi.

- Advertisement -

Hoti ka deklaruar se heqja e reciprocitetit vjen pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe koordinimin e plotë për heqjen e reciprocitetit pas një konsulte edhe me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

Qeveria Hoti heq reciprocitetin me Serbinë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit