6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vjosa Osmani kandidate për presidente nga LDK-ja, kjo është deklarata befasuese e saj

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka theksuar se pesha e saj dhe askujt nuk mund të zvogëlohet nëse nuk i humb lidhjet me qytetarët.

- Advertisement -

“Njerëzit e dinë që jam bashkë me ta. Qoftë Vjosa dhe çdokush tjetër nuk mund të zvogëlohet politikisht nëse e mban lidhjen e fortë me qytetarët.

Kjo është rruga që e kam zgjedhur me ndërgjegje të plotë dhe ndoshta mund të më kushtojë, po se kam hallin aty. Mjaft më me këtë sistem të kalbjes së vlerave që kemi patur ne si popull. Njerëzit më të mirë të këtij vendi na kanë mbetur jashtë partive politike”

Tutje Osmani është pyetur nga gazetari Çim Peka se nëse kandidohej nga LDK-ja për presidente dhe një kanidaturë e tillë nuk refuzohej nga LVV-ja a do të pranonte.

- Advertisement -

Ajo është përgjigjur se Isa Mustafa nuk është si ju dhe kjo nuk është e mundur pasi nuk ka raporte më me strukturat e partisë.“Nuk e kam menduar asnjëherë këtë çështje, dhe është një pyetje që më gjeti të papërgatitur. Unë kam mbështetur gjithmonë zgjedhjen e drejpërdrejtë të Presidentit. Presidenti nuk duhet të jetë nga partitë humbëse.

Raporti i LDK-së në lidhje me mua e bën të pamundur një skenar të tillë. Përgjigja ime është se Isa Mustafa nuk është si ju. Unë jam ndër personat që mendoj se Presidenti duhet ta ketë një lloj legjitimiteti” tha Osmani në Syri TV raporton

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit