1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vjosa Osmani në 2017: Ditën që unë nuk jam më në LDK, nuk jam as në politikë

Rekomandime

U.d. së presidentit, Vjosa Osmani, në tetor të vitit 2017 pasi koalicioni i atëhershëm PAN kishte fituar zgjedhjet parlamentare dhe LDK-ja kishte mbetur në opozitë kishte deklaruar se karrierën politike kurrë nuk do ta vazhdonte jashtë LDK-së.

- Advertisement -

Osmani në një intervistë ishte shprehur se ditën që nuk do të jetë në LDK nuk do të jetë as në politikë.

“Unë jam e bindur që një gjë e tillë nuk do të ndodhë më, përndryshe Vjosën nuk do ta shihni në politikë. Vjosa nuk do të merret më me politikë fare. Krejt karriera ime politike lidhet me LDK-në dhe do të lidhet vetëm me LDK-në, kurrë asnjëherë me ndonjë parti tjetër. Në ditën që unë nuk jam në LDK, as nuk jam në politikë. Kaq. Aty unë e përfundoj karrierën time politike. Nëse diçka e tillë do të ndodhte unë nuk do të merresha më fare me politikë”, kishte deklaruar ajo në një intervistë televizive.

Por kryekuvendarja Vjosa Osmani tanimë ka ndarë rrugët me partinë pjesë e së cilës ishte për gati dy dekada.

- Advertisement -


Osmani ka paralajmëruar formimin e një iniciative qytetare që do të garojë në zgjedhje dhe me shumë gjasë në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit