Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur Instagramin për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Gjatë orëve të fundit, ajo i është përgjigjur disa prej pyetjeve dhe po vazhdon të përgjigjet.
Një prej pyetjeve të qytetarëve për presidenten Osmani, ishte edhe ajo për raportet e saj me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Çfarë janë raportet mes jush dhe Kryeministrit? Të mira, shumë të mira apo të shkëlqyeshme?”, ka qenë pyetja që një qytetar i ka bërë presidentes Osmani, shkruan Gazeta Express.
E presidentja, është përgjigjur shkurt.
“Të shkëlqyeshme deri më tani”, ka shkruar ajo.
Ajo është pyetur edhe nëse do të jetë aktive në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas saj, ajo tanimë është aktive, pasi që qëndrimet në dialog koordinohen mes institucioneve në vend, ku përfshihet edhe Presidenca.
Presidentja i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, që kishin të bënin edhe me flamurin dardan, që njihet si i Ibrahim Rugovës.
“A mendoni zonja Presidente me ndërru flamurin, me qitë atë që e meritojmë, të Presidentit Rugova?”, ka pyetur një tjetër qytetar.
Ajo është përgjigjur: “Në momentin që kam marrë detyrën, në Presidencë kam rikthyer vulën e Presidentit Rugova dhe Flamurin Dardan në hapësirat e Presidencës. Sa i përket himnit të Kosovës, kriteret e ndryshimit parashihen në Kushtetutë”, ka shkruar ajo.
Një pyetje tjetër për presidenten ishte: A po vjen në hiking?
“Po i pres rekomandimet se cilat janë vendet më të mira”, ka shkruar ajo