-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vjosa Osmani thotë se do ta padisë RTK-në për shpifje

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se kandidatja e saj për kryeministre, Vjosa Osmani, do ta padisë transmetuesin publik, Radio Televizionin e Kosovës (RTK), siç thuhet, “për shpifje, anshmëri politike dhe shkelje të rënda të standardeve profesionale, pasi që është vënë në shërbim të pushtetit në ikje, duke publikuar lajme të rrejshme”.

- Advertisement -

“I njoftoj qytetarët e Kosovës, që të mos bien pre e lajmeve të rrejshme të RTK-së dhe portaleve të pushtetit në ikje, të cilat në mënyrën më të ulët të mundshme po shpifin kundër meje dhe familjes time. Shpifjet për lidhjet e mia me Rusinë nuk i besojnë as ata vetë, lëre më qytetarët e Kosovës që më njohin mirë dhe më njohin gjatë. I njoftoj qytetarët se sot kam autorizuar avokatin e familjes për të përgatitur padi kundër RTK-së, e cili shpenzon 15 milionë euro taksa të qytetarëve të Kosovës në vit, ndërsa është vënë komplet në shërbim propagandues të nëntokës dhe pushtetit në ikje”, ka thënë Osmani, përcjell LDK-ja.

Sipas kësaj partie, “sulmet e RTK-së kundër Vjosa Osmanit dhe LDK-së, janë shpeshtuar me afrimin e datës së zgjedhjeve pasi që nëntoka, krimi dhe korrupsioni do të dënohen të dielën me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës”.

“I njoftoj qytetarët se këto shpifje të ulëta vijnë nga frika e dënimit që do të marrin të dielën me votën e qytetarëve. I ftoj qytetarët që të çojnë në vend përcaktimin e vullnetit të tyre politik, për ndryshimin e madh dhe çlirimin e dytë të Kosovës që do të ndodhë të dielën”, tha Osmani.

- Advertisement -

Ajo i ka ftuar organet ligjzbatuese, monitoruesit vendorë dhe ndërkombëtarë, që të evidentojnë këto shkelje të rënda të transmetuesit publik dhe disa portaleve tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit