18.7 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Vjosa Osmani tregon cilat ministri do t’i zhdukë nëse bëhet kryeministre

Rekomandime

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka thënë se nëse ajo fiton këto zgjedhje, nuk do të ketë më shumë ministri dhe ato do të reduktohen, siç është ajo e Diasporës, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Ajo ka përmendur disa ministri, që sipas saj, do të shkrihen në njëra tjetrën.

“Nuk është çështje e hjekjës është çështje e shkrirjes. Nuk do të ketë më ministri për diasporën por ajo do të jetë pjesë ose departament i veçantë i ministrisë së Punëve të jashtme, tek ministria për Zhvillim Ekonomik kemi paraparë që të jetë një numër, të bashkohen të fuzionohen një numër, siç ka qenë ajo e tregtisë e Inovacionit  dhe të tjera dhe këtu ta bëj një gjë të qartë, kjo nuk e redukton numrin e të punësuarve të shërbyesve civil,  kjo i redukton 400 zëvendës ministra, koordinator e të tjera ne nuk kemi nevojë për aq shumë”, ka thënë Vjosa Osmani në Debat Pernime.

Ndër të tjera, në këtë debat Osmani ka folur edhe për plane të tjera, që ajo mendon t’i realizojë  nëse fiton zgjedhjet

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit