1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vlora Çitaku përpIaset me regjisorin serb, ia rikujton se Kosova është shtet i pavarur

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e ka komentuar turneun që do të mbajë në Mal të Zi Boris Malagurski, regjisor serb si dhe mohues i gjencidit, për hir të një dokumentari të cilësuar si propagandistik.

- Advertisement -

Çitaku, nëpërmjet një sërë replikash me regjisorin serb në ‘Twitter’, e ka cilësuar atë si “propagandist politik”, e jo artist. Po ashtu, për të ka thënë se është mohues i gjencidit.

“Boris Malagurski nuk është artist. Ai është propagandues politik. “Aktivist” për mohimin e gjencidit. Ne bëmë veprimin e duhur disa vite më parë kur e shpallëm atë non-grata në #Kosovë”, ka deklaruar ajo.

Ndërkaq, si kundër-replikë, Malagurski ka vazhduar me narrativin propagandistik, duke thënë se ai “do kthehet në Kosovë kur serbët dhe shqiptarët do jenë të denjë do ta çlirojnë atë nga mafia e UÇK’së dhe okupatorët e NATO’s”.

- Advertisement -

“Unë do të kthehem në Kosovë kur serbët dhe shqiptarët do jenë të denjë ta çlirojnë atë nga mafia e UÇK-së dhe okupatorët e NATO-s. Së bashku ne do të nxisim një shoqëri multietnike në Provincën tonë Jugore, të hapur për të gjithë, ndryshe nga agjenda juaj politike monoetnike për djegien e kishave”, ka replikuar ai.

Ish-përfaqësuesja e diplomacisë kosovare në SHBA ia ka përkujtuar regjisorit serb se Kosova është republikë e pavarur, multi-etnike dhe multi-fetare.

- Advertisement -

Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha Ha. Raportim nga planeti tokë në univers paralel: Kosova është Republikë e Pavarur, multi-etnike dhe multi-fetare. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Pjesa tjetër nuk meriton asnjë koment, vetëm ha ha ha ha”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit