1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Von Cramon i reagon Borrellit: Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamenton Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, duke thënë se ai duhet të kritikojë shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit.

Borrell, pas aksionit të Policisë së Kosovës sot, përfshirë edhe në veri, kishte reaguar në Twitter duke thënë se incidentetet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen. Dhe se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme.

- Advertisement -

“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e Iuftojnë KRlMlN e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Borrell reagon pas aksionit kundër kontrabandës në Veri

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit