13.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Von Cramon kërkon që urgjentisht të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, po e mirëpret angazhimin nga Prishtina zyrtare, megjithatë pohon se ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit të Kosovës në Bashkimin Europian.

- Advertisement -

Von Cramon shprehet se Parlamenti Evropian ka pranuar raportin e saj dhe se në këtë raport janë dërguar mesazhe të qarta Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Ajo shprehet se Parlamenti Evropian e sheh Kosovën si vend me përspektivë të qartë evropiane.

“Parlamenti Evropian ka marrë raportin tim për Kosovën. Ne i dërgojmë një mesazh të qartë Kosovës dhe Komisionit Evropian lidhur me udhëzimet dhe veprimet që ne duam ata t’i shohin. PE e sheh Kosovën si një vend me përspektivë të qartë evropiane.”, thotë Von Cramon.

- Advertisement -

Tutje, ajo thotë se e mirëpret angazhimin e Kosovës por se ka ende rrugë të gjatë drejt Bashkimit Evropian.

”Ne e mirëpresim angazhimin nga # Prishtina, por ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt pranimit në BE. Ka shumë për të bërë për të përmirësuar situatën e sundimit të ligjit dhe për të luftuar më shumë kundër korrupsionit. #Kosova duhet të zbatojë detyrimet e saj në ujrat e energjisë për të luftuar # ndotjen”, thekson ajo.

- Advertisement -

Gjithashtu, Cramon thotë se dialogu Kosovë – Serbi është interes i të dy palëve, por në anën tjetër BE-ja duhet t’ia liberalizojë urgjentisht vizat kosovarëve.

“Ne duam të shohim dialogun Beograd – Prishtinë të vazhdojë dhe ky është interes i dy palëve. Pa dialog, Kosova ka shumë për të humbur. Parlamenti Evropian ka tekstin e njëjtë të raportit për Serbinë nga Vlado Bilcik. Bashkimi Evropian duhet të bëjë gjithashtu detyrat e shtëpisë dhe Këshilli duhet t’i japë liberalizimin e vizave Kosovës sa më shpejtë të jetë e mundur.”, thuhet në njoftimin e Cramon.

Ajo në fund ka falënderuar palët për kompromisin në hartimin e këtij raporti dhe gjithashtu ka falënderuar kolegët e saj për punën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit