-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Von Cramon: Pas Kushteueses është radha e Hotit të formojë qeverinë

Rekomandime

Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, tha për DW eurodeputetja gjermane Viola von Cramon-Taubadel. Njëkohësisht ajo e konsideron të papranueshëm shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën, eurodeputetja gjermane dhe raportuesja e grupit parlamentar “Të Gjelbërit/ EFA” për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, tha në një intervistë me DW.

- Advertisement -

Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese; kjo është gjëja më e rëndësishme tani dhe nuk ka alternativë.

Teksti i kushtetutës për fat të keq lë shumë hapësirë për interpretim dhe kështu e kuptoj se pse shumë njerëz janë të irrituar, por respektimi i shtetit të së drejtës do të thotë gjithashtu që të pranosh vendimin e gjykatës, pavarësisht nëse të pëlqen apo jo”, ka thënë ajo.

Tani është përgjegjësia e Avdullah Hotit të gjejë shumicën në parlament dhe të formojë një qeveri të qëndrueshme për Kosovën.

- Advertisement -

Si deputete e Parlamentit Evropian, mund të them se kush dëshiron ndryshime në peizazhin politik, duhet t’i arrijë ato përmes kutisë së votimit dhe jo në rrugë.

Në zgjedhjet e ardhshme, shpresojmë që të fitojnë partitë që më në fund do t’i mënjanojnë hapësirat për interpretim në Kushtetutë, të cilat shfrytëzohet vazhdimisht nga aktorët politikë në Kosovë. Njerëzit kanë të drejtë për një kushtetutë koherente

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit