3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Votimi i Vjosës nga LDK mund t’iu del keq, por mos votimi iu del edhe më keq”

Rekomandime

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se LDK në raport me Vjosa Osmanin është në një situatë pengu.

- Advertisement -

“Votimi i Vjosës nga LDK mund t’iu del keq por mos votimi iu del edhe më keq”, deklaroi Gashi në “Debat Plus” ai.

Megjithatë ai thotë se “Në periudhë afatgjate LDK nuk bën mirë që e voton dikë që i ka bërë dëm në zgjedhje aq shumë”.

Gashi thotë se garancitë që LDK kërkon nga Vjosa janë të pa arsyeshme pasi sipas tij presidenti e ka obligim kushtetues të jetë neutral në raport me partitë.

- Advertisement -

“Fatmir Sejdiu është shkarkuar pikërisht për këtë punë. Edhe kjo mund të shkarkohet nëse vepron njëjtë”, tha ai.

Gashi thotë se edhe nëse LDK dakordohet për t’ia bërë kuorumin Osmanit katër deputetë të saj dhe Behgjet Pacolli aspak nuk janë të sigurt se qëndrojnë në sallë.

- Advertisement -

Analisti thotë se Lutfi Haziri ka gabuar kur është deklaruar se Vjosa duhet mbështetur.“Edhe deputetja nga Gjilani Valentina Bunjaku që është e afërt me Hazirin është ngutur kur është deklaruar se do ta votonte Osmanin për presidente”, tha ndër të tjera Dardan Gashi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit