6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vrasje në Suharekë, dorasi ishte nën ndikimin e alkoolit

Rekomandime

Një person është vrarë mbrëmë në fshatin Maqiteve, Komuna e Suharekës. 44-vjecari sipas policisë ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Me datën 26 janar 2020 rreth orës 21:53 min., policia ka pranuar një informacion për një rast vrasje me armë zjarri në fshatin Maqiteve, Komuna e Suharekës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca dhe nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete.

- Advertisement -

Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i specializuar i hetimeve rajonale dhe prokurori i Shtetit dhe vendi i ngjarjes është procesuar dhe shikuar nga njësiti i forenzikës dhe hetuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja të zbrazëta të armës dhe 4 pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit. Ndërsa gjatë bastisjes se shtëpisë dhe automjetit të personit të dyshimte policia ka gjetur edhe armën e tipit pushkë gjysmë automatike me 2 fishek dhe 2 gëzhoja me të cilën dyshohet se është kryer krim.

Viktima është Sh.K mashkull i lindur në vitin 1976. I dyshimti S.A mashkull i lindur në vitin 1980, i cili ishte nën ndikimi e alkoolit është ndaluar dhe arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit.

Trupi i pajetë më urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion, ndërsa më rastin po merren hetimet rajonale të policisë për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit