7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë”, Kurti kujton deklaratën famëkeqe të Vuçiqit

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpërndarë fjalimin famëkeq të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili më 1995 si deputet i partisë së Sheshelit do të kërcënonte se “nëse vritet një serb, ne do të vrasim 100 myslimanë”.

- Advertisement -

Shoqëruar edhe me videot, Kurti kujton se provat i janë dorëzuar Prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe Hagës.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Sot, më 20 korrik 2020, bëhen 25 vjet nga deklarata famëkeqe e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, atëbotë deputet i partisë së Sheshelit: “Ju bombardoni, vrisni një serb e ne do të vrasim 100 myslimanë. E ta shohim pastaj se a guxon bashkësia ndërkombëtare apo kushdo tjetër të godasë mbi pozicionet serbe, a mund të sillen ashtu me popullin serb.” Videoja 14 sekondëshe e kësaj pjese të fjalimit:

- Advertisement -

Ndërkaq në videon tjetër gjashtë minutëshe shihet njësiti serb ‘Shkorpionët’, pjesëtarët e të cilit pushkatojnë në Srebrenicë boshnjakë civilë, të mitur e me duar të lidhura pas shpinës. Kjo ngjan nëntë ditë para deklaratës së lartëpërmendur të Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë. Pra, vriten jo 100, por mbi 8.000 myslimanë, më 10 dhe 11 korrik 1995, e nëntë ditë më vonë Vuçiqi bëri atë deklaratë. Më 23 maj 2005, znj. Natasha Kandiq ia ka dhënë prokurorisë për krime lufte në Serbi dhe asaj në Hagë këtë video.

- Advertisement -

(Videon e dytë nuk bën ta shohin fëmijët si dhe njerëzit e tejndjeshëm):

Gati katër vjet më vonë, më 28 mars 1999, i njëjti njësit serb ‘Shkorpionët’ do të pushkatojë familjet Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit