12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vritet 22 vjeçari nga Kosova në Shkup

Rekomandime

Në një kazino të Shkupit, gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një plaçkitje e armatosur ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur.

- Advertisement -

Siç bën me dije Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, njëri nga të vrarët është një 22 vjeçar nga Kosova.“Më 15 shkurt të vitit 2020, në ora 04:47 të SPB Shkup, u denoncua se katër persona të armatosur kanë hynë në kazino në rr.

‘Magjistralja e Adriatikut’ në Shkup dhe kanë filluar të qëllonin ndaj të pranishmëve, duke goditur V.H. (22) nga Kosova, i cila ka vdekur në vendngjarje. Ndërsa, sipas denoncimit, B.N. (20) nga fshati Krushopek, Shkup, i angazhuar si sigurim privat në kazino, është goditur në kokë me kondak, pas së cilës ka ndërruar jetë. Sipas raportit, e kanë marrë qarkullimin ditor dhe janë larguar”, njofton Ministria e Brendshme maqedonase.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit