-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Vritet në moshën 48-vjeçare ish-futbollisti

Rekomandime

Ish-futbollisti i Zimbabvesë, Charles Yohane, është vrarë në Afrikën e Jugut në moshën 28-vjeçare, pasi ishte rrëmbyer nga vetura e tij.

- Advertisement -

Yohane ishte në skuadrën debutuese të Zimbabvesë në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2004, raporton Gazeta Express.

Ai ka punuar si trajner futbollit dhe shofer taksi në Johanesburg, pas pensionimit nga futbolli.

Trupi i tij i pajetë u gjet në Soweto të hënën, edhe pse besohet se ai kishte vdekur të shtunën mbrëma.

- Advertisement -

“Ai u rrëmbye, ata e morën veturën e tij dhe e qëlluan atë me plumb në kokë”, tha vëllai i tij, Lewis, për BBC Sport.

Yohane kaloi nga Zimbabveja në Afrikën e Jugut në vitin 1996 dhe luajti për ekipin elitar Wits, duke u bërë kapiten dhe duke e bërë një numër rekord paraqitjesh, 268, nga viti 1997 deri në vitin 2006.

- Advertisement -

Ai luajti për Zimbabvenë në 23 ndeshje, duke u bërë zgjedhja e parë në krahun e majtë të mbrojtjes së vendit të vet në vitin 1996.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit