1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq me Vulin, Gjuriq e Petkoviq kërkojnë që ta vizitojnë sot Kosovën

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, i shoqëruar nga dy prej njerëzve problematik të tij në raport me Kosovën, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriq si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Burime tonë kanë bërë të ditur se kërkesa është bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, ashtu siç parashihet në marrëveshjen e Brukselit për vizita të tilla.

- Advertisement -

Vuçiq ka kërkuar që Kosova t’i sigurojë ekipit të tij eskortë policore për përcjellje gjatë qëndrimit në Kosovë, e po ashtu edhe t’ua lejojë mbajtjen e armëve gjatë kësaj vizite.

Ende është e paqartë nëse Vuciqit do t’i lejohet kjo vizitë në Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike, deklaratave të tij me të cilat kërcënoi rajonin me luftë e sidomos pas zbulimit të varrezës masive, në afërsi të Rashkës në Serbi, me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës nga forcat serbe në Kosovë.

RTK ka tentuar të marrë një përgjigje nga institucionet në lidhje me këtë kërkesë, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare./RTK/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit