17.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Vucic humb Beogradin? Opozita thotë se e ka shumicën në kryeqytet

Rekomandime

Kandidati i Partisë SNS të Aleksandër Vucic po pëson humbje në Beograd në zgjedhje lokale ndaj një koalicioni të opozitës, raporton media serbe Danas.

- Advertisement -

Opozita ka shumicën në Beograd. Kështu ka thënë Branislav Kuzmanovic nga Partia Demokratike.

Kreu i komisionit zgjedhor të koalicionit “Të bashkuar për fitoren e Serbisë”, Branimir Kuzmanovic tha sonte se opozita ka shumicën në Beograd.

“Dua t’ju njoftoj se opozita ka shumicën në Beograd. Kur them opozitë, kam parasysh Koalicionin e bashkuar për fitoren e Beogradit, koalicionin Ne duhet dhe koalicionin NADA”, tha Kuzmanovic para gazetarëve, duke folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme.

- Advertisement -

Ai shtoi se në disa vendvotime zgjedhjet kanë zgjatur gati deri në orën 22.00.

“Njerëzit nuk mund të votonin, ata u ndaluan në Beograd gjatë ditës dhe në shumë vende kryesuesit e qendrave të votimit nga Partia Progresive Serbe e ndërprenë votimin për 10 deri në 15 minuta, duke u përpjekur të zvogëlojnë pjesëmarrjen në Beograd”, tha ai.

- Advertisement -

Sot u mbajtën në Serbi zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale në Beograd dhe 13 komuna të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit