11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Vucic në ankth para arritjes së Merkel: Kam shumë drojë, do të Iuftoj për Serbinë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, para aterrimit të Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, postoi në rrjete sociale një video ku në të njëjtën kohë lëvdohej sa është përgatitur për takimin dhe drojën para, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Makineria e marrëdhënieve me publikun e presidentit serb Vucic është e përqendruar në maksimum në paraqitjen e tij si martiri i që ka gjithë barrën mbi supe të shtetit serb. Vucic i njohur për dominimin e mediave ka publikuar një video të një fjalimi të tijin në llogarinë në Instagram ku tregon parapërgatitjet për takim dhe qasjen që duhet të kenë mediat e afërta për mundin e tij të madh.

Përshkrimin e videos e ka: “Kam shumë drojë, do të Iuftoj për Serbinë!”.

- Advertisement -

“Tani janë edhe rreth 30 minuta para arritjes së kancelares Anglea Merkel. Kam shumë drojë, erdha këtu mjaft para kohe këtu në sallonin e aeroportit. Po eci nga pista e në sallon, dhe më duket se i kam përsëritur rreth 500 herë se sa të punësuar ka në secilën fabrikë gjermane, sa janë investimet, e sa këmbimi tregtar” tha presidenti serb.

Ka momente ku Vucic tenton të tregohet edhe modest ca duke vajtuar se nuk ja doli të mësoj gjermanishten siç i kishte premtuar më parë udhëheqëses gjermane.

- Advertisement -

“U përpoqa të mësoj që t’i drejtohem në gjermanisht, pasi i kam premtuar se do të mësoj gjermanisht. Nuk arrita, ende po mundohem, diçka kam zotëruar. Në çdo rast gjëja më e madhe për Serbinë dhe të gjithë ne. Ndoshta do të ja dalim mirë, më uroni fat, e unë ju premtoj se do të luftoj për Serbinë” e mbylli ai.

Vucic dhe qeveria e tij është kritikuar nga BE për autoritarizmin në rritje në Serbi shpesh dhe devalvimin e demokracisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit