1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiç/Për Serbinë do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kemi asgjë!

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se “për Serbinë do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kemi asgjë”.

Vuçiq ka thënë se lidhur me dialogun e Brukselit e kritikojnë të njëjtit persona që kanë vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, kurse “sot do ta donin Shkodrën dhe Drenasin”.

- Advertisement -

Duke deklaruar se qeveria e mëparshme serbe, deri në vitin 2012, vendosi “vulën dhe dyllin mbi pavarësinë e Kosovës”, Vuçiq tha se qeveria aktuale është duke luftuar “që të marrim çfarë të mundemi për popullin dhe vendin e tonë”.

“Nga e gjitha që ata e humbën, nëse veç një metër e marrim, është fitore, sepse tani nuk kemi asgjë”, tha presidenti serb.

Në lidhje me dialogun e brendshëm të Serbisë për Kosovën, Vuçiq tha se deri më tani ishte “absolutisht i suksesshëm” dhe se ka dëgjuar mendime të ndryshme, por kishte edhe fyerje.

- Advertisement -

“Por se kjo tregon se debati ishte i lirë dhe demokratik”, shtoi ai.

Vuçiq tha se ka mendime të ndryshme nga ata që thonë: “pranojeni pavarësinë e Kosovës, mos bëni asgjë, kjo është një realitet”, dhe ata që thonë: “mos shikoni asgjë nga realiteti, sepse ne duhet të jetojmë vetëm në qiell”.

- Advertisement -

“Lidhur me Kosovën do të kemi ende për të folur, edhe shumë kemi për të folur me popullin. Shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racionalë dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit