13.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Vuçiç thotë se do të blejë nga Turqia dron “Bayraktar” – “ia kërkova Erdogan-it”

Rekomandime

Aleksnadër Vuçiç, president i Serbisë, i ka entuziazmuar ushtarakët e tij, duke iu treguar se ka kërkuar nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dronë luftarakë “Bayraktar”, të cilët u bënë të famshëm në Ukrainë, për shkak efikasiteti të tyre.

Lajmin Vuçiç e dha derisa mori pjesë në një stërvitje të ushtrisë serbe “Mburoja e zjarrit 2022”, e cila, sipas mediave në Serbi, kishte të bënte me përgatitje për luftime natën.

- Advertisement -

“I kërkova Erdogan-it dhe mora një premtim se do të mbërrinim përtej linjës dhe do të kishim mundësinë t’i blinim dhe t’i përfshinim në armët dhe pajisjet e ushtrisë serbe”, tha Vuçiç.

“Të shohim se kur do të mund ta blejmë ‘Bayraktar’-in, tani armët janë kaq të sofistikuara, në ditët në vijim do t’ju tregojmë krenarinë e re të ushtrisë serbe, diçka që forcon në mënyrë dramatike aftësitë tona luftarake”.

Presidenti i Serbisë zbuloi gjithashtu se Serbia është duke negociuar me Francën për blerjen e 12 “Rafalas” të reja, avion ushtarakë francezë.

- Advertisement -

“Kam një vit që flas, po flasim për 12 të tjera”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit