1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq çel pak arkivat: Për pak sa nuk shkaktova lncident me palën kosovare, Lajçaku është dëshmitar

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiq në konferencë pas takimit ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog, ndërsa në një rast ka përmirësuar Lajçakun, duke thënë se nuk bëhet fjalë për dialogun Kosovë – Serbi, por Beograd – Prishtinë.

- Advertisement -

“Z. Lajçak më njoftoi me gjërat më të rëndësishme në Prishtinë. Serbia është e përkushtuar për dialog me Prishtinën dhe është e gatshme ta vazhdojë atë në çdo kohë kur të ftohet në Bruksel. Nën dy, Serbia mbështet aktivitetin dhe synimet e z. Lajçak për të arritur një zgjidhje përmes politikës së kompromisit që do të nënkuptonte pakënaqësi për të dy palët, por pa ultimatum dhe imponim për një zgjidhje”, ka thënë Vuçiq. “Në përputhje me këtë, një marrëveshje kompromisi do të thotë që asnjëra palë mos të marrë çdo gjë, dhe secila palë të marrë mjaftueshëm. Nëse mendon se dikush do të godasë Serbinë me çekiq në kokë dhe të thotë se duhet ta pranoni pavarësinë e Kosovës, atëherë kjo nuk do të ndodhë. Sa i përket fjalës dialog Kosovë – Serbi jam i sigurt se ishte aksidentale. Nëse ata mendojnë se dikush mund të krijojë një shtet dhe Serbia do ta pranojë atë, kam frikë se është një faturë pa një hanxhi”.

Vuçiq ka treguar një moment, që thotë se gatisa nuk erdhi te konfrontimi me palën shqiptare. Aio ka thënë se pala kosovare e përsëritë vazhdimisht njohjen e ndërsjellë, që ishte një ide amerikane, siç thotë presidenti serb.

“Lajçaku është dëshmitar, që në një takim në Bruksel unë i ndërpreva dhjetë herë përfaqësuesit shqiptarë, gatisa nuk erdhi te një lncident, për shkak se si papagaj e përsërisnin njohjen e ndërsjellë. Pastak e kuptova në urimet e Bidenit. Pozicioni ynë është shumë i vështirë, do të përballemi me presion të madh. Do të shikojmë të arrijmë te një zgjidhje kompromisi. Por, kemi interesat tona shtetërore e kombëtare për t’i mbrojtur”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Ai ka thënë se dialogu mund të vazhdojë në prill apo maj, ndërsa ka shtuar se beson se SHBA-ja do t’ia lë dialogun BE-së.

“Ata janë njerëz që krijuan fëmijën e tyre, bënë një djep për fëmijën e tyre, e tundën atë. Një fëmijë është rritur është bërë adoleshent dhe ata e tundin atë. Situata është edhe më e vështirë për ne. Te ne mbetet të marrim sa më shumë për njerëzit tanë. Në prill apo maj, mund të vazhdojmë me dialogun, varësisht nga Prishtina”, ka thënë Vuçiq.

- Advertisement -

Ai ka insistuar se duhet zbatuar marrëveshjet e arritura më herët, përfshirë Asociacionin.

“Përfundimi ynë është që Serbia do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të mërparshme. Kjo nënkupton edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe gjithçka që nuk është përmbushur”, ka thënë Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit