1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Vuçiq e Vulin kërcënojnë Kosovën me Iuftë për shkarkimin e gjyqtares, reagon ministrja Haxhiu

Rekomandime

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë në Kosovë thotë se Lilana Stevanoviq, cenoi integritetin e sistemit gjyqësor në vendin tonë, derisa presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin, thanë se me shkarkimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë sot u bë hapi i parë i përfshirjes së Serbisë në Iuftë me Kosovën.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë Lilana Stevanoviq. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu thotë se veprimi i Stevanoviq “është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”.

- Advertisement -

Suspendimi i Stevanoviqit vjen pasi ajo kishte marrë pjesë në një takim në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të serbëve të Kosovës.

“Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuqiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”, tha Haxhiu.

“Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë”, shtoi ajo.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit