-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vuçiq i gatshëm ta njohë Kosovën

Rekomandime

Senatori demokrat, Chris Murphy, në një shkrim autorial të publikuar dje, ka përshkruar vizitën e tij të përbashkët me senatorin republikan, Ron Johnson, në Kosovë, Serbi, Ukrainë e në Gjermani.

Sa i përket Kosovës, Murphy teksa ka treguar detaje nga takimet me liderët kosovarë, ka thënë se ata janë ankuar se tashmë nuk po dinë kë të dëgjojnë rreth asaj si të ecët përpara me dialogun, SHBA’në apo Bashkimin Evropian, pasi dy palët kanë dhënë këshilla të ndryshme.

- Advertisement -

Ndërkohë teksa ka treguar për takimin që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, në Beograd, Murphy ka thënë se bashkë me Johnsonin e kanë kuptuar që presidenti serb dëshiron të bëjë një marrëveshje me Kosovën që do të përfundonte me njohjen e pavarësisë, por shton se ai është i zemëruar keq për vendosjen e taksës.

Ne të dy besojë që ai dëshiron që të nënshkruaj një marrëveshje me Kosovën për të njohur pavarësinë e tyre, por aktualisht, ai është i zemëruar si një grerëz për taksën 100 për qind”, ka shkruar Murhpy.

Senatori amerikan ka treguar se i kanë bërë presion Vuçiqit që të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më shpejtë që të jetë e mundur.

- Advertisement -

Ai thotë se sa më parë që hiqet taksë, është i gatshëm të rikthehet në bisedime”, shton Murhpy.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi tashmë kanë përcaktuar, Matthew Palmer, si Përfaqësues Special, i cili do të merret ekskluzivisht me çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Palmer pritet që të brenda dhjetë dite të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, ndërkohë siç kanë konfirmuar nga Ambasada e SHBA’së, ai planifikon që të vizitojë edhe Republikën e Kosovës, megjithatë data ende nuk është caktuar.

Thuhet që do të bëhen përpjekje që dialogu të rinisë në fundin e dhjetorit apo në fillim të janarit 2020, ndërsa si afat për arritjen e një marrëveshje finale po thuhet që është vendosur vera e vitit 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit