7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq i prish punët me Twitter: Mezi pres të ma mbyllin llogarinë që të bëhem si Trump (FOTO)

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përgëzoi sot mediat serbe, edhe pse në profilet e lloagrive të tyre në Twitter iu shtua etiketimi si bashkëpunuese me Qeverinë , duke thënë se një bashkëpunim i tillë është diçka shumë normale.

“Epo, është më se normale që bashkëpunojnë me Qeverinë. Pse a do të duhej të bashkëpunonin me manjatë e kriminelë? Ne si shtet nuk i financojmë shumicën e këtyre mediave, ndërsa ata i paguajnë Zërit të Amerikës e BBC-së, ndërsa nuk i kanë etiketuar si mediat qeveritare. Çfarë ka të keqe te fakti që bashkëpunojnë me Qeverinë?”, pyeti Vuçiq, shkruan Kurir.rs, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

“E shihni, ata do të donin të ishin censurues të vërtetë. Mezi pres që ta fikin llogarinë time dhe të bëhem një Trump tjetër në botë”, shtoi ai.

Në mesin e mediumeve serbe që Twitter i cilësoi si bashkëpunëtorë të Qeverisë janë Tanjug dhe Kurir.

“Media që bashkëpunon me Qeverinë”

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit