12.4 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Vjen reagimi i fuqishëm nga LDK: Pasi Kurti thirri seancë për formimin e Qeverisë

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Skënder Hyseni, ka thënë së thirrja e seancës për formimin e Qeverisë nga lideri i VV’së, Albin Kurti, ka qenë papërgjegjësi nga ana e tij dhe tregon joseriozitet, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në Rubikon ai ka thënë se VV po bën veprime të njanshme, pikërisht në kohën kur po bëhen përpjekje për dakordim.

Hyseni thotë se lidhur me lajmin për seancën e ka marrë nga mediet.

“Derisa je në një proces negociues me një partner potencial, gjëja me e natyrshme do të ishte të njoftosh për vendimet. Ndërkohë që ne prisnim një përgjigje ndaj ofertës shumë gjeneroze të LDK-së ne pame një fizkulture të radhës së LVV-së. Ka një tendencë në qarqe të caktuara në Vetëvendosje që LDK-në ta marrin me mos përfillje, që LDK-në ta marrin me tallje. Me një partner potencial nuk komunikohet përmes video mesazheve, me në partner potencial komunikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ai tutje ka shtuar se insistimi i LDK-së ka qenë që të mos ketë koalicion parazgjedhor, por se pas zgjedhjeve, partneri i vetëm potencial ka qenë Vetëvendosje.

“VV-ja bënë me gisht gjithnjë edhe nëse vepron mirë edhe keq, prandaj nuk e marrë seriozisht. VV-ja nuk është e gatshme të marrë përgjegjësitë. VV-ja që nga certifikimi i zgjedhjeve është sjellë si një fushatë parazgjedhore dhe çdo veprim ka qenë i dizajnuar si fushatë. A po synon zgjedhje të parakohshme VV-ja”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndryshe, Kurti ka bërë kërkesë te Kryesia e Kuvendit që nesër të thërret seancë për formimin e Qeverisë më 3 shkurt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit