1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq ia bën ‘Like’ Edi Ramës në reagimin e tij për Ballkanin e Hapur

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pëlqyer shkrimin e Edi Ramës në Twitter, ku u reagonte Gjukanoviqit dhe Osmanit për deklaratat e tyre lidhur me Ballkanin e Hapur.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vizitoi sot Kosovën ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani. Në konferencën për media pas takimit, u fol edhe për nismën “Ballkani i Hapur” ku të dy liderët thanë se janë kundër kësaj nisme dhe se Procesi i Berlinit është iniciativa e vetme që i duhet Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

“Jemi shumë të vetëdijshëm për mundësinë e bashkëpunimit rajonal ekonomik. Ky orientim parimor nuk do të thotë se i kemi sytë mbyllur. Por, ne mendojmë se në këtë temë kemi një iniciativë të mirë të Procesit të Berlinit. Kjo iniciativë është komplementare në rrugën drejt integrimit evropian”, tha Gjukanoviq.

Rama u reagoi këtyre deklaratave sot nëpërmes një statusi në Twitter duke thënë se Ballkani i Hapur e përshpejton Procesin e Berlinit.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Këtu shihet ku Vuçiq e pëlqeu postimin e Ramës. Postimi ishte në gjuhën shqipe.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit