1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Vuçiq: Jemi në situatë gati të pashpresë

Rekomandime

“Serbia e di se cilat janë interesat e saj kombëtare dhe shtetërore dhe do të vazhdojë të luftojë për njerëzit e saj dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga fakti se situata është pothuajse e pashpresë”, ka deklaruar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kur u pyet për të komentuar nëse Serbia ka përgjigje ndaj presioneve nga Prishtina dhe Uashingtoni dhe paralajmërimet për një platformë të re për të vazhduar dialogun.

Aleksandar Vuçiq pretendon se “dialogu dhe bisedimet me Kosovën janë më të rëndësishmet, por nëse ata mendojnë se nuk është e nevojshme, dhe se ata do t’i zgjidhin problemet e tyre në atë mënyrë, atëherë nuk ka asnjë problem”.

- Advertisement -

“Nuk ka përgjigje adekuate, e shoh se situatën tonë të brendshme është duke e zgjidhur Albin Kurti, i cili na tregon se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaluni, heshtni, lërini ata, të gjithë ata janë të fortë dhe të zgjuar. Ne do t’i lëmë ata të bëjnë punën e tyre, ndërsa ne do ta bëjmë punën tonë”, ka deklaruar Vuçiq për gazetarët.

Në lidhje me faktin se Kurti thotë se nuk është i interesuar për dialog me Serbinë, por me serbët në Kosovë, Vuçiq vëren se përfaqësuesit e serbëve nga Kosova nuk janë ata që kanë marrë 0.62 % ose ata që kanë marrë 2 % të votave, por ata që kanë 95 % të tyre.

“Ata u përpoqën në çdo mënyrë të instalonin serbët me të cilët duan të flasin, nga Rashiqi deri te Rade Trajkoviqi, kështu që nuk patën sukses. Ju mund të blini dikë por 95 % të njerëzve nuk mundeni”, ka pretenduar presidenti serb.

- Advertisement -

Ai gjithashtu theksoi se “kjo situatë është jashtëzakonisht e vështirë për ne, pothuajse e pashpresë, pas vitit 2004, 2008 dhe 1999, por që ne ende duhet të luftojmë për njerëzit tanë, interesat e tyre dhe të drejtën tonë, dhe shtoi se do të shohim se sa larg do të shkojmë dhe si”.

“Do të jetë e vështirë për ne, ndërsa për ata, siç thonë ata, gjithçka është e lehtë. Ne do të shohim se sa e lehtë do të jetë”, paralajmëron Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit