2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Vuçiq me ‘medalje për guxim’ i dekoron policët serbë për sabotim të shtetit të Kosovës

Rekomandime

Nenad Gjuriq dhe Aleksandër Filipoviq janë ish-udhëheqës të Policisë së Kosovës që nuk pranuan të zbatojnë vendimet e qeverisë dhe refuzuan të qortonin qytetarët me targa ilegale duke u larguar përfundimisht nga forcat e rendit dhe për këtë sabotim ndaj shtetit të Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka vendosur t’iu ndajë medalje shtetërore.

Vuçiç të mërkurën do t’iu dorëzojë çmimet Gjuriq-it, drejtorit të suspenduar të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore në Republikën e Kosovës dhe kapitenit Aleksandër Filipoviç, i cili ishte në detyrë shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, shkruan Kuriri serb.

- Advertisement -

Ai do t’iu dhurojë “Medaljen e Artë për Guxim”, e cila në Serbi ndahet për veprimet në të cilat “del në pah guximi personal”.

“Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri, shkalla e parë, e cila jepet për kryerje mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave dhe detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit