1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Vuçiq në ‘knock down’, Albini e fitoi duelin e parë përballë tij!

Rekomandime

Albin Kurti mund të jetë një udhëheqës me mjaft defekte apo kufizime, si politikan apo menaxhues i vendit, por fakt është se ka rezultuar deri më tani lideri me formim, kulturë dhe me bagazh erudit më të madh se të gjithë paraardhësit e tij.

Dje në takimin e parë me Aleksandër Vuçiçin, Albin Kurti fitoi lehtësisht duelin ndaj Presidentit të Serbisë. Si një nga ato ndeshjet e boksit, ku takimi në ring mbyllet me një ‘knock down’, gjegjësisht rivali nuk ka rënë pa ndjenja, por arbitri e mbylli që të ketë një ndeshje të radhës.

- Advertisement -

Albin Kurti ka fituar, jo se ka bërë një mrekulli të tipit e ktheu ‘ujin në verë’, apo ka mbushur rrjetën me peshk, por ka qenë i përgatitur deri në detaje dhe ka arritur qëllimet që ai i ka vënë vetes. E që realisht ato qëllime kanë rastisur edhe me pritshmëritë që mjaft shqiptarë kanë pritur nga ky duel.

Albin Kurti, e ka shndërruar takimin me Vuçiçin në 100% një raund negociatash politike dhe aspak teknike.

I ka kërkuar menjëherë dhe shpejt njohjen, çka në fakt nuk është vetëm meritë e Kryeministrit të Kosovës, por edhe e Presidentit Joe Biden, që ja kërkoi hapur Vuçiçit në urimin për ditën Kombëtare të Serbisë. Por edhe e kancelares Merkel apo Presidentit Macron – këtë e bëri të ditur sot vetë Vuçiç sapo doli nga takimi me Kryeministrin e Kosovës.

- Advertisement -

Megjithatë, Kurti, nuk ka mbetur mbrapa, por ka vijuar ofensivën e tij politike, duke i propozuar si BE-së që është arbitre, por edhe Serbisë, një plan me 4 pika.

Një plan që dihej se sot Vuçiçi nuk do ta gëlltiste, madje e ka parashikuar, ndaj ka thirrur që me mëngjes që ushtria serbe të kalojë në gatishmëri numër 1, por kjo nuk tremb askënd.

- Advertisement -

Kjo që ndodhi sot është një plan që Albin Kurti e ka bërë të ditur se është shtrati i dialogut në të ardhmen. Një shtrat dialogu që ka këto shtylla: tregti të lirë pa kufi e kushte, lëvizje të lirë, një pakt të shkruar mos sulmimi dypalësh, dhe reciprocitet në trajtimin e pakicave.

Një plan, i cili, sikur Serbia të mos t’i ketë sytë e errur nga mllefi e inati, është perfekt dhe mjaft evropian. Por që të ashtuquajturën “pikën 10” që Hashim Thaçi deklaroi se ishte në planin “Trump” për Kosovën, Albini e quan të mirëqenë dhe kërkon që Prishtina e Beogradi të firmosin një pakt mossulmimi në mënyrë bilaterale, pra që ta njohin faktikisht njëra-tjetrën, frazë që e ka e ‘bardha në të zezë’, në fillim të kësaj pike.

Kurse dy pikat e fundit të propozimit të Albin Kurtit, janë padyshim gjetje brilante. Asocacionin e fshin dhe e hedh në kosh, duke sjellë në lojë propozimin e madh të të ndjerit Richard Holbrooke në vitin 2001 në marrëveshjen e Konçulit, kur u ngrit Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe ai Boshnjak në Sanxhak.

Pra jo Asociacion të kryetarëve të komunave, por një këshill politik i serbëve të Kosovës, që zgjidhet me vota. Një mekanizëm demokratik që do ta rrëzonte supermacinë e Listës Serbe, sa hap e mbyll sytë, duke nxitur konkurrencën.

Shikoni në Preshevë: nuk ka një parti shqiptare që dominon, por një pluralitet të mirëfilltë zërash e grupimesh.

E sipas gjasave, Lista Serbe nuk do të jetë më shumicë e serbëve të Kosovës, por forcat e tjera të zonave të Perëndimit, Qendrës e Jugut të Kosovës do të fuqizoheshin. Me një fjalë, partitë që e njohin Kosovën shtet.

E pika e fundit e Albin Kurtit ka qenë ‘qershia mbi tortë’ e mekanizmit surprizë, apo e “operacionit blitz” që ka rrëzuar të ashtuquajturin “Munjeviti udar 2021”, me një fjalë rrufeja që Vuçiçi urdhëroi ushtrinë serbe.

Kryeministri i Kosovës ka kërkuar të largojë nga komisionet për të zhdukurit, Veljko Odaloviqin dhe Zoran Angjelkovin, dy ish-njerëzit e Sllobodan Millosheviçit para 1999 në Kosovë, që Vuçiç i ka emëruar si përgjegjës për të gjetur ato që zhduku Sllobo.

BE dhe vetë Borrell sot, edhe sikur të kenë pasur në mend të favorizonin sadopak Vuçiçin, pas emrave e fakteve me të cilat i ka furnizuar Albin Kurti, nuk kanë pasur mundësi ta bënin këtë.

Vetë Vuçiç, ishte totalisht i shpartalluar pas takimit; natyrisht nuk ka shpallur kapitullimin, por ka treguar se nuk e ka pasur idenë se si do të ishte takimi i sotëm dhe performanca e Kurtit.

Në politikë, këto quhen lëvizje shahu, e jo mahi siç bënte ‘Dulla’ i shkretë dikur që la nam.

Në rrjete e deklarata të përkrahësve të PDK-së e LDK-së po sulmohet Kurti sot, se gjasme po e lë “konfliktin e ngrirë”, ngaqë i ka mbetur mendja te ajo frazë që Hashimi shkretë e përmendte natë e ditë si papagall.

Një konflikt nuk ngrihet kur tensionohet situata: ai o zgjidhet, ose ridefinohet. Ç’ka do të thotë? Le të marrim pak modelin e konfliktit të gjatë Izrael- Palestinë.

Kur vendet arabe nuk e njohën Izraelin kur këtë e bëri OKB, izraelitët avancuan dhe pushtuan Gazën dhe Bregun perëndimor. Kur arabët, edhe më keq kërcënuan, Izraeli pushtoi Sinain dhe u tërhoq, si paralajmërim. Kur sërish arabët nuk e njohën për herë të tretë, Izraeli pushtoi Sinain, Jeruzalemin Lindor, dhe Lartësitë Golan. Pasi Egjipti nisi bisedimet, u tërhoq nga Sinai, më pas Jeruzalemin e bëri kryeqytet ku vendosi institucionin. Pra status-quo-në, apo konfliktin vërtetë nuk e zhduku, por e ridefinoi. Një konflikt nuk mbyllet nëse jep një koncesion, pasi do të vijë të të kërkojë prapë, prapë, deri sa ta nxijë jetën. Sikur një mafioz të kërkon gjobë, t’i ja jep, e më pas e bën përditë.

Kosova ka dhënë mjaft, ky është jo vetëm kapitull i mbyllur diskutimi në opinion, por edhe elektorati i Kosovës e mbylli me votën e 14 shkurtit. Albini, këtë votë e intepretoi, duhet thënë më së miri. A u fitua Iufta? Në fakt nuk jemi në Iuftë me armë, atë përveç NATO-s e kanë fituar si dëshmorët e UÇK-së, ashtu edhe Hashimi, Kadria, apo edhe Ramushi, shkruan Pamfleti. Diferenca është se paqja ka të tjera standarde, e sot Albini e tregoi më mirë se të tjerët se si bëhet…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit