14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Vuçiq: Në Mynih zbulova që Haradinaj nuk e vendosi i vetëm taksën, kishte ndërkombëtarë prapa

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është kthyer nga Mynihu në Beograd ku ka takuar krerë të kishës ortodokse serbe. Në një konferencë para gazetarëve kreu i shtetit serb ka folur edhe për taksën 100 % që ishte vendosur gjatë kohës sa Ramush Haradinaj drejtonte qeverinë e Kosovës.

Siç pretendon Vuçiq, në Gjermani gjatë vizitës së fundit e ka kuptuar që Ramush Haradinajt për të mbajtur vendimin për taksën i kanë qëndruar edhe disa shtete të tjera mbrapa, pa zbuluar emra.

- Advertisement -

Vuçiq ka thënë se për një gjë të tillë do të flasë në të ardhmen.

Dje, për herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se prapa një vendimi të tillë qëndronte edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, ka shtuar tutje kreu i shtetit serb shkruan Kosov Online.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit