2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Vuçiq: Nëse e nënshkruaj njohjen e Kosovës, do ta marrë Nobelin për Paqe

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur sot për ndërrimin e administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fitoren e Joe Biden.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Serbia do të përballet me një presion të madh për punën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se ka pasur të drejtë kur ka thënë se Joe Biden s’do të jetë i favorshëm për Serbinë.

Përveç këtyre Vuçiq ka thënë se nëse si president i Serbisë pa përkrahjen e Qeverisë do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës atëherë do të merrte çmimin Nobel për Paqe dhe se do të ishte demokrati më i madh në botë.

Ai gjithashtu ka komentuar deklaratat e Madeleine Albirght, Eliot Engel e Daniel Serwer.

- Advertisement -

“Unë pres presion të madh kur vjen puna te Kosova. Do të luftojmë për të vërtetën, do t’ua themi njerëzve të vërtetën. S’do të them fjalë të këqija për Engelin, Albrightin, Serwerin. Le të flasin për mua. Është puna jonë të mbrojmë interesin dhe të bëhemi të sjellshëm”, ka theksuar tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit