12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vuçiq paralajmëron referendum për çështjen Kosovë-Serbi: Populli do të vendosë në fund

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përgjatë një interviste në Euronews në edicionin serb, ka paralajmëruar për mbajtjen e një referendumi të mundshëm për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Vuçiq, derisa tha se Serbia është e gatshme të bëjë kompromis për marrëveshjen finale me Kosovën, tha se populli do ta jape fjalën e fundit lidhur me të.

“Serbia është e gatshme për kompromis, Serbia sigurisht që është e gatshme të diskutojë për një kompromis dhe janë populli ata që do të vendosin në fund”, deklaroi ai.

Sipas tij, një konflikt i ngrirë do të mund të dërgonte në një katastrofë dhe “konflikt që askujt nuk i duhet”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit