7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vuçiq: Po shihet qartë pakti mes Prishtinës edhe Zagrebit – do më shpallnin lider botëror po të lejoja shkeljen e Serbisë

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se po shihet qartë se ka një pakt mes Prishtinës edhe Zagrebit dhe ka njerëz që mendojnë se vetëm Serbia inekzistente është Serbi e mirë, ai ka shtuar se Serbia është faktor i stabilitetit, ndërsa nuk ndalen sulmet nga Sarajeva, pa thënë asgjë konkrete, shkruan “Novosti”.

“ Sepse çka do që bëjmë, ata na thonë se po mashtroj dhe unë punoj kundër tyre. Sa i përket Prishtinës edhe Zagrebit, po shihet qartë pakti mes tyre që nga ai medial, financiar edhe në siguri. Kjo nuk është befasi, ka njerëz që mendojnë se vetëm Serbia inekzistente është e mirë”, tha ai.

- Advertisement -

“Nuk ekziston Serbia që është mjaftueshëm e vogël , e që nuk është e madhe. Ata konsiderojnë se paraardhësit e mijë ishin më të mirë, po natyrisht se Serbia asokohe ishte e vogël e dobët e më nuk është e tillë. Kur u shpall pavarësia e Kosovës njëri iku në Rumani e tjetri përmbylli tubimin”, përkujtoi Vuçiq.

Vuçiq tha se është logjike që Zagrebi lavdëron paraardhësit sepse ata nuk bënë film për Jasenovcin, nuk përfunduan tempullin e Savës dhe nuk emëruan rrugën me emrin e trimave të Koshares.

“Do më bënin lider botëror po të lejoja shkeljen e Serbisë dhe shkatërrimin e vendit. Por nuk dua, për atë te ata shihet nervozë edhe për rritjen e GjDP-së. Më kanë akuzuar se janë rrahur të burgosurit, do nisin fushatë në medie”, tha ai në fjalimin e sotshëm tradicional në fund të vitit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit