Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka vazhduar ta cilësojë si “fitore” marrëveshjen e arritur sot në Bruksel për targat me Kosovën.
Ai është paraqitur nga profili i tij në Instagram, duke thënë se Njësitë Speciale të Policisë po largohen nga veriu, shkruan lajmi.net.
Madje sipas tij, kjo është shenjë se ai dhe Beogradi po i “mbrojnë serbët në Kosovë”.
“Një kompromis u arrit dhe ROSU do të largohen nga Jarinja dhe Bërnjaku. Ne vazhdojmë ta mbrojmë të tashmen dhe të ardhmen e njerëzve tanë në Kosovë e Metohi”, ka shkruar Vuçiq.
View this post on Instagram