6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Vuçiq tregon nëse Trump i ka ofruar diçka në këmbim të njohjes së Kosovës

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha sot se askush nuk i ka ofruar Beogradit asgjë lidhur me çështjen e Kosovës përveç njohjes së saj benda kufijve të njohur nga vendet perëndimore.

- Advertisement -

I pyetur nëse është e vërtet që i Dërguari Special i presidentit amerikan për negociatat Beograd-Prishtinë, Richard Grenell kërkoi në mënyrë të qartë njohjen e Kosovës dhe si kthim i ofroi investime, Vuçiq tha se kishte vetëm një bisedë pozitive me të.

“Askush nuk na ofron asgjë, përveç që të njohim një Kosovë të pavarur dhe tërësi brenda kufijve të saj. Nëse e dini ju që dikush më ka ofruar diçka tjetër atëherë më tregoni”, është shprehur Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës, gazeta serbe ‘Blic’ raporti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Beogradit të arrijë marrëveshje me Prishtinën dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës, kurse nga ana tjetër, ata do të përfitojnë një konferencë për investime e cila në Serbi do t’i sillte kompanitë më të mëdha botërore.

- Advertisement -

“Trump është i gatshëm t’i ofrojë Serbisë investime nga kompani të mëdha botërore nëse realizohet kërkesa e tij”, u tha në artikullin e kësaj gazete.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit