1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Vuçiqi përpiqet ta fshehë, por mercenarë serbë po Iuftojnë dhe po eliminohen në Ukrainë

Rekomandime

Një mercenar serb, i cili ka Iuftuar në anën e rusëve është eliminuar në Ukrainë. Stefan Dimitrijeviq (1989) nga Beogradi, i njohur me pseudonimin “Çelavi” (Tullaci shq.) është eliminuar gjatë Iuftimeve në Lugansk të Ukrainës.

Për humbjen e tij ka njoftuar në rrjete sociale miku i tij, Stevan Millosheviq. Dimitrijeviqi kishte qenë vullnetar në Lugansk që nga viti 2014 dhe ishte nderuar nga Rusia për kontributin e tij.

- Advertisement -

Një mercenar tjetër nga Serbia që po Iufton në krah të Rusisë në Ukrainë është edhe Dejan Vujiq.

Ai është mik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjë që shihet edhe në një foto të përbashkët që vet Vujiqi e ka postuar në profilin e tij në Facebook.

Ai ka postuar edhe foto të tij nga Ukraina, i armatosur. Një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Serbisë dhe qytetarë serbë nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor po luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë.

- Advertisement -

Serbia po bën përpjekje maksimale që të fshehë pjesëmarrjen e shtetasve të saj në Iuftën në Ukrainë, në krah të Rusisë. Qëkur nisi Iufta, Vuçiqi e ka cituar ligjin që ndalon pjesëmarrjen e shtetasve në Iuftërat e huaja.

Bashkimi i mercenarëve serbë në konfliktin në Ukrainë ka nisur që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit